Vlorë, sekuestrohen 62 kg kanabis në bidona plastikë

Vlorë, Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “SHADOW-2”. Sekuestrohen 62 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva!

Në pranga 1 person, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë! Më datë 10.05.2017, në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në “Planin e Veprimit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndeve narkotike, pas kontrollit të ushtruar në stanit e shtetasit T.A në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, Policia e Vlorës ka konstatuar dhe sekuestruar një sasie me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e vendosur në 3 bidona plastikë, të fshehura në territorit e këtij stani, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 62 kilogramë.

Në lidhje me këtë ngjarje, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të pronarit të stanit, si dhe ka shpallur në kërkim dy djemtë e tij :

1- T.A, 74 vjeç (arrestuar)
2- P. A., 43 vjeç (në kërkim)
3- B. A., 43 vjeç (në kërkim)
Po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” neni 283/2 i Kodit Penal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne