Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili shkruante sot në Facebook, se Ura e Bunës ishte lënë e shkatërruar. Ademi thotëse Ura e Bunës është në pronë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe se i kanë dërguar një shkresë për ta rregulluar, por që sipas saj nuk kanë marrë përgjigje nga Kodheli. Ademi e akuzon Ramën se po e shkatërron ai Shkodrën për hakmarrje politike, duke e thumbuar me fjalët, “Faleminderit që ekziston Edi Rama”.
“Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundërshtar politik. Edhe një grusht njerëzish socialistë që të kanë mbetur në Shkodër e dinë se ura e Bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatërroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë. Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi dërguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribuojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto! Nëse ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatërro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro këtu në Shkodër përballë meje! Faleminderit qe ekziston Edi Rama!”, shkruan Voltana Ademi./dritare.net