Voskopoja vuan për ujë të pijshëm, revoltohen banorët dhe bizneset

Në Voskopojë, në kulmin e sezonit turistik, banorët dhe bizneset e hotelerisë po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Ata ankohen pasi mungesa e ujit po i bën turistët të reduktojnë kohën e qëndrimit aty.

Shkak është bërë ndërtimi i ujësjellësit të ri, i cili ka kufizuar kohën e furnizimit me ujë të fshatit të thellë malor.

Projekti i Rilindjes Urbane të Voskopojës, përpos ndërtimit të ujësjellësit, ka parashikuar edhe rehabilitimin e qendrës së fshatit, çfarë ka sjellë reagimin e banorëve, për të cilët betonizimi i të vetmit shesh është i papranueshëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne