Vota e diasporës, Berisha: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës.

Në studion e emisionit “Opinion”, Berisha është shprehur se zarfat e votës nga jashtë janë mbushur në Shqipëri. Kreu i demokratëve ka akuzuar Postën Shqiptare si të përfshirë në këtë proces.

Berisha ndër të tjera theksoi se vota e diasporës është një e drejtë kushtetuese, por kjo u shkel nga kryeministri, Edi Rama.

Lideri demokrat thotë se  kompania postare ndërkombëtare DHL shkeli garancinë në mënyrë të prerë.

Intervista në studio:

BerishaDiaspora është farsa më e turpshme në historinë e një vendi. Ka patur një kontratë me DHL, një kompani me reputacion ndërkombëtar private. Kompania ka pasur një kusht nga ne, në kontratë, asnjë nënkontraktor. Tani, të lutem një minutë sepse kanë ardhur të gjitha janë mbushur nga e para 90% e tyre.

Fevziu: Ku janë mbushur? Janë mbushur këtu?

Berisha: Këtu. Sigurisht këtu. Në zyrat e Postës Shqiptare, e ke marrë vesh që ka marrë pjesë Posta Shqiptare. E ka deklaruar vetë Ilirjan Celibashi.

Fevziu: Posta Shqiptare?! Po si i ka mbushur Posta Shqiptare letrat?! Ku i gjeti letrat e votimit?

Berisha: Kush ja dha? Partia nënë. Posta Shqiptare është segment i Partisë Socialiste. Prandaj po flasim për shtetin ne.

Fevziu: Po si do të fusi Posta Shqiptare, letrat e votimit janë të skanuara me kod sigurie e të gjitha?

Berisha: Atëherë më fal a më the këtu të numëruara 12 mijë e 219 zarfa. Totali që duhet të ishin 11 mijë e 800, pra shtohen nja 400 e ca. Vazhdojmë më tutje. Të numëruara…

Fevziu: Ju përse e vendosët njëherë votën e diasporës?

Berisha: Ajo është e drejtë kushtetuese e tyre. Se Edi Rama dhunon votën e tyre është punë e tij.

FevziuPo më çfarë garancie ratë dakord ju?

Berisha: Garancia u shkel. Garancia kryesore ishte një, dorëzimi i zarfeve në dorë. Dy, posta DHL dhe asnjë tjetër nënkontrakorë të gjitha këto u shkelën në mënyrë të prerë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne