Vota e Diasporës/ Kreu i komunitetit shqiptar në Selanik: Nuk mjafton, duhet të ketë 15% të përfaqësuesve në Kuvend

Dr. Luan Zyka i cili është dhe kreu i kominitetit të shqiptarëve të Selanikut në Greqi, i ftuar në rubrikën “Opionion” në News24, ka thënë se vota e diasporës nuk mjafton pasi duhet parë si një proces kombëtar dhe jo siç e sheh politika shqiptare me teknikalitete.

Zyka propozon që 15% e Kuvendit të ketë përfaqësuesë nga Diaspora, pasi në rast të kundërt, edhe nëse bëhet vota e Diasporës, atëhere do të ishin vetëm numra.

Po ashtu, ai thotë se, vota e Diasporës duhet të ketë disa kritere pasi mund të lihen jashtë saj shumë shqiptarë.

”Është një përpjekje. Shqipëria po e kupton, politika shqiptare po e kupton që emigrantët duhet të votojnë. Kjo është sanksionuar me Kushtetutë. Po bëhet padrejtësi në fakt me këtë.

Unë kam ardhur që student në 1981, më pas jam kthyer në Tiranë si pedagog, dhe më pas jam rikthyer në Selanik.

Unë jam marrë me Diasporën. Jam marrë me kulturën shqiptare në Selanik e më gjerë. Asnjë nuk e ka shpjeguar deri më sot çfarë ëshët ai fill që bashkon diasporën me vendin mëmë. Prandaj edhe unë nuk e shpjegoj dot.

Greqia më së fundmi tani ka bërë një ligj për votën e Diasporës. Duhet të shohim lidhjet historike me Diasporës, sepse kemi të bëjmë me një Diasporë të re shtresore. Mos harroni që arbëreshët e Greqisë çuan në zgjimin kombëtar. Besoj së pari duhet të sqarohet, pse duhet të votojë Diaspora. Cila Diasporë, dhe a ka nevojë sistemi politik shqiptar për votën e Diasporës. Diaspora nuk është e formuar për të votuar në Shqipëri, por ka të drejtë të votojë.

Duhen disa kritere. Pasi mund të shmangin disa qytetarë që kanë kontribute në Shqipëri. Nuk duhet parë si proces teknik, por kombëtar. Çfarë duam nga kjo Diasporë? Ku gjithë bota do pika takimi. Gjithë vendet bëjnë politika të jashtme. Ne pothuajse i kemi gati. Prandaj duhet parë kjo votë si tërheqje e Diasporës drejt Shqipërisë. Unë nuk jam dakord me çfarë kam dëgjuar. Nuk mendoj se Diaspora do zgjidhë problemet në Shqipëri. Nuk i kam të qarta teknikalitetet. Disa thotë vota e emigrantëve, disa të Diasporës. Mund të jetë gabim i madh. Nuk do të flasim për votë emigrantësh, por për votë Diasporësh. Por edhe për ata që kanë ikur nga Shqipëria janë personalitete politike e shkencore.

Çdo ngutje në proces mund të sjellë përmbysje politike në Shqipëri. Diaspora s’duhet të mjaftohet vetëm me votën. Por Kuvendi duhet t’i lërë një numër të caktuar përfaqësuesish. Të krijohen 15% vende Diasporës. Pra Diaspora të ketë përfaqësuesit e vetë. Pasi vetëm vota do të jetë thjesht një numër.

Diaspora nuk është faktor ekonomik. Është gabim që Diaspora përbën 10% të PBB së Shqipërisë. S’ka njeri në Shqipëri që s’ka njerëz jashtë shtetit. Duhet ta shikojmë si një prurje për të ardhmen.”- tha Luan Zyka./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne