TURQIA E GATSHME TË ZOTËROJ LINDJEN E MESME!

Nga Savash VELIU

Prania ushtarake në rritje e Turqisë në Irak, Siri, veçanërisht në rajonin jugor Katar, Somali dhe së fundi në Libi me gjasa nesër edhe në Jemen, ngjall shqetësime në të gjithë rajonin lidhur me mbizotërimin e mundshëm të Ankarasë në Gjirin e Adenit, Bab al-Mandeb-it, Detit të Kuq, Libi e Magreb një arterje gjeostrategjike dhe gjeoenergjetike botërore.

Në anën tjetër, për më tepër, qindra mijëra studentë nga e gjithë bota islame po edukohen sot në Turqi nën kujdesin e shtetit. Çfarë do të ndodhë nesër kur ata të kthehen në vendet e tyre? Mendoni…!

Vetëm në këtë mënyrë, përmes arsimit, armatimit modern dhe kontrollit strategjik të burimeve të energjisë dhe tregtisë, është e mundur të bashkohet bota Islame.

Turqia, e cila ka marrëdhënie vëllazërore me Tunizin, Algjerinë edhe me Marokun, së shpejti mund të ndërtojë një bazë detare në Marok, dhe ekipi do të kontrollojë plotësisht hyrjet në Detin Mesdhe në Gjibraltar.

E gjithë kjo shqetëson më shumë Amerikën dhe Israelin por mos më keq Francën, i cili ngadalë ngadalë po e humbë terrenin e ish-kolonive.

Turqia në këto specifika gjeopolitike hedh hapa të sigurta e të llogaritura deri në Atomin e fundit nga e cila përvoj nxorri urtësira të larta ku arriti nga një shtet askushi të bëhet faktor ti nxjerr një nga një Fuqitë e Mëdha prej lojërave aleancash djallëzore të zvetënuar njëra prej tjetrës, siç e ka lënë Greqinë të ngulfatur në Egje nga mbipesha superiore e forcës turke tani e braktisur nga Italia dhe Mallta ajo nga panic-ataku kërcënon Turqinë.

Po me ndërhyrjen në Idlib Rusia morri goditje poshtëruese që e nxorri nga loja e ajo u reflektua edhe në dobësimin e pozicionit të saj në Libi si bashkëpunuese me Francën që këta të fundit të kërkojnë mbështetje nga Amerika diçka të bëj kundër Turqisë. Por Erdogan morri në telefonat Trumpin dhe ia tërhoqi vërejtjen se çdo ndërhyrje në Libi në dobi të Rusisë ajo do ti kthehet si bumerang kundrejt interesave të krahut jugor të NATO’s prej ku Rusia do rrethekoj bazat e NATO’s me caqe goditëse drejt tokave të tyre.

Kjo diplomacie turke rezultoj të ndryshoj pozicionin amerikan kundrejt rivaliteteteve mesdhetare në favorin turk ngase Amerika nga njëra anë nuk e onepson fare Francën në këto anë të mesdheut Afrikan që të nxisë Emiratët dhe Saudët të kërcënojnë Turqinë me kukllën e tyre Al-Sisi.

Kërcënimi i Sisit, për ndërhyrje ishtarake në Libi mund të jetë dhe beteja finale për rrëzimin e mbretërive dhe diktaturave në vendet Arabe. Sisi, është lëvizja e fundit në mbrojtjen e Mbretit nëse flasim me gjuhën e shahut. Çoroditja e tij dhe Emiratëve vjenë pas humbjes që po pesojn në terenet e Luftës. Investimi i tyre kolosal tek Haftari siç duket ishte e kot dhe humbje e madhe.

Egoizmi patologjik, që karakterizon diktaturat dhe mbretërit arabe, shumë shpejt mund  ti shpjerë ato në vetëshkatërrim. Pas gjitha këtyre lojrave fshehet intriguesi që i shfrytëzon çdo regjim kukëll deri në maksimum ai është Israeli që humbë çdo ditë  mbështetësit lojal në luftën për të aneksuar Bregun Perëndimor duke shpallur Jerusalemin kryeqytet të israelit përfundimisht. Por Turqia vigjilente është në dije se Israeli do ti ndërsej kukëllat tia preokupojn vëmendjen me probleme tjera rajonale siç pritej të goditej nga Iraku përmes elementeve të PKK-YPG, por rezultoj ata të goditën nga Turqia në zemër gjatë përgaditjeve për sulm.

 Menjëherë Erdogani morri vendim të rishqyrtoj çështjen e rihapjes së Xhamisë Aja Sofia si kundëratak ose atentat ndaj ndërhyrjeve Israelito-evangeliste që pretendonin të okupojnë bregun perëndimor me xhaminë All-Aksa një sinjal i drejtuar botës Krishtere Ortodokso-Katolike se poqese ju e lejoni një okupim të atillë palestinezë, atëherë unë jam i detyruar të hap xhamin Aja Sofia si refleks e saj që ndodh në terren por ky akt për ju do të thotë vdekje të shpresave të një Kishë Krishtere Autoqefale 1500 vjeçare me qytetin Konstantinye!

Kurse në anën tjetër trimëroj Ambasadorin Palestinez Fayed Mustafa të shpreh gatishmërinë e vendit të tij për të përfunduar një marrëveshje detare me Turqinë në Mesdheun lindor, të ngjashme me marrëveshjen midis Ankarasë dhe Tripolit. Kjo erdhi si grushtshtet ndaj israelit duke ia ngushtuar hapsirën e manovrimit detaro-politik me tendenc se edhe Palestina ka të drejtën për kërkim të naftës dhe gazit natyror në Mesdheun lindor.

Në anën tjetër të skenës politike Turqia në Afrikën Veriore ka përforcuar lëvizjen e Vëllezërisë Muslimane deri në atë masë kërcënuese për çdo pushtet mbretëror dhe atë kukullash diktatorësh që çdo ditë po gjunjëzohen para diplomacies dhe fushatave ushtarake turke që shënojnë fitore të sigurta ku në çdo moment vëllezëria muslimane pret një sinjal të vetëm prej Turqisë që të kall gjithë Lindjen e Mesme e veçmas All-Sisin me shërbimin e saj secret MIT.

Shqetësimet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite janë shtuar më tej nga raportet se plani turk në Jemen financohet dhe mbështetet nga Katari, përmes figurave politike dhe fisnore jemenase të lidhura poashtu me Vëllazërinë Muslimane.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite kanë frikë nga një kërcënim turk në vend pasi një koalicion i ri është formuar në Jemen që përfshin Katarin dhe Omanin.

Turqia deri më tani ka tërhequr me kujdes lëvizjet e saj në Jemen, me sa duket duke pritur momentin e duhur për të ndërhyrë dhe duke shpresuar për mbështetje më të madhe nga qeveria jemenase e Mansour Hadi.

Aktiviteti i kujdesshëm dhe gati i pakuptueshëm i MIT’it turk në Jemen aktualisht është i përqendruar në tre zona bregdetare: rrethin Shabwa, Socotra dhe Al-Mukha në provincën Taiz, sipas burimeve anonime në atë vend.

Në raportet e mëparshme, The Arab Weekly raportoi se elementët e inteligjencës turke (MIT) po vepronin në provincat që kishin rënë nën kontrollin e Vëllazërisë Mislimane.

Është rritur tejmase ndikimi i Vëllazërisë Muslimane në rajonet e Lindjes së Mesme si asnjëherë kurrë.

Sot pa Turqinë fuqitë e mëdha nuk mund të vendosin të ardhmen e botës muslimane, si e ardhmja kineze ashtu edhe ajo amerikane varen nga Turqia, pa Turqinë asnjëra prej këtyre dy fuqive nuk mund të fitojë! Rendi i ri botëror nuk mund dhe nuk do të ekzistojë pa Turqinë, po vjen një ushtri e re e Islamit perandorak!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne