Vranë shokun e tyre/ Rrëzohet kërkesa për liri, Apeli lë në burg dhëndrin e Sejdinit dhe mikun e tij

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në qeli Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin, dy autorët e vrasjes së Florian Lamçes.

Mësohet se Sanxhaktari dhe Hajdari, përmes avokatit të tyre, bënë kërkesën për të dalë nga burgu nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Por sot Gjykata e Apelit ka rrëzuar këtë kërkesë.

Si u vra Florian Lamçe?

Vrasja e Florian Lamçes ndodhi mëngjesin e datës 30 korrik, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Nën avujt e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën.

Të tre ishin miq me njëri-tjetrin dhe pas një sherri e kanë goditur me sende të forta në kokë Lamçen, e kanë zhveshur dhe e kanë lënë të vdēkur. Hajdari dhe Sanxhaktari u arrestuan.

Këta të dy dhe Lamçe kishin të shkuar kriminale. Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia.

Ai ka pranuar autorësinë e krimit, por ka thënë se nuk e mban mend motivin pasi ka qenë i dehur./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne