Vrasësi Artan Didi rikthehet në policinë e shtetit

Artan Didi kërkon të drejtojë Gardën e Republikës së Shqipërisë, por ai nuk është një emër i padëgjuar në opinionin publik, pasi gati një dekadë më parë ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Mirëpo, Didi u largua me zhurmë nga ky post për shkak të skandalit së shumëpërfolur të ekstradimit në Belgjikë të ish-deputetit Mark Frroku, ku u fsheh urdhër-arresti belg për ish-politikanin. Ai ka jetuar për shumë vite në SHBA pasi fitoi lotarinë amerikane, por u kthye për të marrë postin e kreut të Policisë së Shtetit në vitin 2013, kohë kur Partia Socialiste mori pushtetin.

Diti ishte refuzuar nga PD, pasi sipas opozitës ishte një njeri politik pasi ka qenë numërues votash për llogari të PS.  Jeta e tij u vu në rrezik në vitin 1998, gjatë një operacioni për arrestimin e arabo-egjiptianit, Muhamed Omar Al- Said, i shumëkërkuar për terrorizëm.

Gjatë karrierës së gjatë në Polici ai ka marrë pjesë edhe në disa operacione antidroge në Lazarat, dhe mbahet mend si njeriu i parë me uniformën e Policisë së Shtetit që është futur në fshatin e drogës gjatë vitit 1997.

Në vitin 2015 i paraqiti kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm të atëhershëm, Saimir Tahirit dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Modelin e punës që u mundova të fus në institucion po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe asaj pritshmërie që kanë të tjerët për punën e institucionit që ti drejton. Shkelja e procedurave ligjore të specialistit të INTERPOL- it dhe të shefit të këtij sektori, shkelje që i vuri përpara përgjegjësisë penale, cenoi në një farë mase imazhin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin.

Për këtë arsye, duke vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të Policisë së Shtetit, të cilin unë e drejtoj, duke vlerësuar që nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë, vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Punonjësit e ndershëm të policisë të më gjykojnë për këtë vendim”,shkruante Didi për dorëheqjen e tij. Më pas mori një tjetër detyrë të rëndësishme, që e çoi përsëri në drejtim të SHBA-ve. Ai ka punuar për shumë vite si oficer kontakti në ambasadën shqiptare në Washington./boldnews

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne