Policia në shtetin indian të Raxhastanit po heton vdekjen e një burri të besimit islam në duart e një skuadre mbrojtëse të lopëve.
Sipas burimeve të policisë, disa njerëz sulmuan tri automjete që po transportonin lopë. Pesë vetë u dërguan në spital me plagë të rënda, ndërsa njëri prej tyre gjeti vdekjen nga ky sulm.
Lopa është e shenjtë për hindusët, prandaj dhe vrasja ose therja e saj konsiderohet e paligjshme në disa shtete të Indisë, përfshirë edhe Raxhastanin.
Të afërmit e viktimës, i identifikuar si Pehlu Khan, thanë se z. Khan nuk ishte kasap, por një fermer, merrej me tregtinë e bulmetit.
Një nga këto shtete indiane ku është ndaluar therja e lopëve, ka vendosur deri edhe burgim të përjetshëm për ata që e kryejnë këtë veprim.
Përveç ligjeve të shtetit, popullsia hinduse ka ngritur edhe të ashtuquajturat ‘skuadrat ruajtëse të lopës’, të cilët kanë marrë përsipër të mbrojnë shenjtërinë e kësaj kafshe shtëpiake.
Të tilla skuadra kontrollojnë shpesh automjetet në rrugë dhe rrahin tregtarët e lopëve./
Burimi: BBC/ fryte.net