Vrasja e Gentjan Bejtjas u bë me porosi, ekzekutorët ishin vrasës me pagesë

Hetimet e vazhdueshme lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtjas në mars të këtij viti kanë zbuluar detaje të reja që ndriçojnë më tej karakterin e krimit të rëndë.

Sipas burimeve të policisë, eliminimi i Bejtjas ishte një vrasje e porositur dhe ekzekutorët janë identifikuar si vrasës me pagesë. Më herët ditën e sotme Policia ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas.

Mësohet se bëhet fjalë për Florian Plakun nga Vlora, i cili dyshohet se është një nga ekzekutorët, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Plaku është pjesë e grupeve në Vlorë. Ngjarja ndodhi në datën 15 mars të këtij viti brenda rrethimit të oborrit të banesë së tij, në fshatin Larushkë të Krujës./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne