Dhoma e Avokatisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.
Sipas Dhomës së Avokatëve, kjo ngjarje për këdo është një thirrje alarmi për sigurinë.
REAGIMI
Te tronditur thellësisht nga ngjarja, lidhur me vrasjen ne ambientet e gjykatës te Gjyqtarit te Gjykatës se Apelit te Juridiksionit te përgjithshëm, kolegut dhe mikut tone Astrit Kalaja, trupa e avokateve i përcjell familjes ngushëllimet me te thella. Kjo ngjarje është gjithashtu një goditje për te gjithë sistemin e drejtësisë dhe shtetit te se drejtës. Kjo ngjarje, për këdo është një thirrje alarmi për sigurinë, se pari te jetës dhe shëndetit te kolegeve, gjyqtareve dhe prokuroreve dhe njëkohësisht një thirrje edhe për avokatet për thellimin e punës për ndërgjegjësimin e palëve ne procese penale, civile dhe administrative për c’ka atyre ju takon ligjërisht dhe për pritshmeritë në proceset ku ata përfaqësojnë palët./gazetaimpakt
















