Vrasja e Kaçifas, reagon Tsipras: E papranueshme, presim sqarime nga Shqipëria!

Athina zyrtare ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit grek në fshatin e Bularatit në Gjirokastër përmes një njoftimi të ardhur nga Ministria e Jashtme, e cila aktualisht drejtohet nga kryeministri i vendit Alexis Tsipras.

Në njoftimin zyrtar, Athina kërkon shpjegime të thelluara për rastin në fjalë si dhe shprehet se është e papranueshme humbja e një jete.

“Dyshohet se Konstantinos Kacifas hapi zjarr me një kallashnikov ndaj makinës së policisë shqiptare, e cila ishe në operacion për arrestimin e tij. Shprehim keqardhjen tonë të thellë për vdekjen shtetasit grek, ngushëllime për familjen. Në çdo rast, është e papranueshme humbja e një jete. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe më pas do të marrim masat e duhura menjëherë.”-shkruhet në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë se Kostantinos Kaçifa u qëllua për vdekje nga forcat speciale RENEA këtë pasdite në Bularat pasi nuk ju bind urdhërit për t’u dorëzuar. Shtetasi grek kishte hyrë në fillim të tetorit në Shqipëri dhe kishte vendosur këtë të dielë një sërë flamujsh grek në fshatin e Bularatit, ku dhe po mbahej një festë greke.

Vetë policia është shprehur se Kaçifa ka qëlluar mbi makinat e policisë.

Më poshtë njoftimi i policisë shqiptare:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat ku shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë ju informojmë se:

Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale.

Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.

Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.

Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nen drejtimin e Prokurorise.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne