Vrasja e Kennedit s’ka lidhje me ish-Bashkimin Sovjetik

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të hënën se spekulimet rreth lidhjes midis vrasjes së ish-presidentit amerikan John F. Kennedy dhe forcave të sigurisë të ish-Bashkimit Sovjetik janë krejtësisht të pabazuara.

Zakharova shtoi se kjo çështje po manipulohet për qëllime politike dhe është e pandershme që sot, me publikimin e informacioneve konfidenciale rreth vrasjes së Kennedy, pas disa dekadash Rusia të fajësohet me shpifje të pabaza. Disa media amerikane, bazuar në dokumentet sekrete të publikuara kohët e fundit nga qeveria e SHBA, kanë akuzuar Moskën për përfshirje në vrasjen e Kennedy. Gjithashtu, Uashingtoni po përgatitet për akuzat e para penale lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Presidenti Donald Trump vazhdoi të pretendojë sot se hetimet janë një “Gjueti Shtrigash”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne