Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin Canit, në vitin 2024 pranë shkollës Fan Noli. Babai i Martin Canit tha se ky vendim është rreze drite për familjen e tij.
Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u ngelizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve.
Skena tragjike e 18 nëntorit 2024 ndodhi pas mësimit. Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij./gazetaimpakt















