Vrasja e palestinezëve, vetëm se ndihmojnë dhe mbrojnë banorët e Gazës

Nga sulmi i avionëve luftarakë të regjimit sionist ndaj një tuneli të palestinezëve në rripin e Gazës, disa palestinezë kanë humbur jetën dhe janë plagosur.

Davud Shahab, përgjegjësi mediatik i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas, lidhur me këtë sulm të regjimit sionist në tunelin e qytetit Khan Junes ka thënë se ky tunel ishte pjesë e sistemit mbrojtës të Gazës dhe shtoi se palestinezët asnjëherë nuk do të neglizhojnë dhe nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e tokës dhe popullit palestinez. Rezistenca islamike palestineze Hamas në luftën 50 ditore të regjimit sionist në vitin 2014 kundër rripit të Gazës si mjet mbrojtës ka përdorur sistemin e tuneleve nëntokësore. Rezistenca këto tunele më shumë i ka përdorur për të plotësuar nevojat për ushqime dhe medikamente të banorëve në rripin e Gazës. Regjimi sionist në vitin 2006 menjëherë pas fitores së rezistencës islamike palestineze në zgjedhje, ndaj rripit të Gazës vendosi një bllokadë totale duke ndaluar futjen e ushqimeve, medikamenteve, karburantit dhe lëndëve të ndërtimit në këtë rajon.

Nga sulmi më i fundit i regjimit sionist ndaj rripit të Gazës së paku tetë palestinezë kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur. Pas këtij sulmi, palestinezët u mblodhën në spitalin Dëshmorët e al-Aksas në Khan Junes, në shenjë proteste kundër aktit të agresionit të Izraelit. Tuneli, i cili ishte ende në ndërtim e sipër, thuhet se i përkiste lëvizjes së rezistencës palestineze Hamasit dhe zgjatej deri në zemër të territoreve të pushtuara palestineze. Rripi i Gazës mbahet i rrethuar nga Izraeli që nga qershori i vitit 2006. Bllokada ka shkaktuar një rënie drastike në standardet e jetesës, si dhe nivele të pashembullta të papunësisë dhe varfërisë në këtë rajon ku jetojnë 1,8 milionë palestinezë. Izraeli dhe ushtria egjiptiane kanë nisur një fushatë për të shkatërruar tunelet, duke privuar njerëzit në Gaza nga shumica e mallrave themelore, si materialet e ndërtimit, ushqimet dhe karburantin në enklavën e rrethuar. Këtë e konfirmon edhe raporti i nxjerrë nga Ministria e shëndetësisë e Palestinës e cila ka paralajmëruar për gjendjen e rënduar higjienike dhe shëndetësore në rajonin e Gazës. Ministria e shëndetësisë e Palestinës, ka thënë se ekziston një nevojë e madhe për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, sepse kriza çdo ditë po shkon duke u përkeqësuar. Kjo ministri po ashtu ka thënë se aktualisht 960 mijë refugjatë palestinezë kanë nevojë për ndihma në ushqime dhe mjekësore.

Qendra Informative e Palestinës njoftoi se luftërat e vazhdueshme dhe bllokada e imponuar kundër Rripit të Gazës ka ushtruar ndikime psikologjike dhe sociale shkatërruese mbi banorët e këtij rajoni. Ministria e shëndetësisë në raportin e saj ka theksuar se përveç kësaj, këta faktor kanë edhe pasoja të tjera shumë të dëmshme për banorët e këtij rajoni. Shkatërrimi i shtëpive dhe mbetja pastrehë e banorëve të Gazës është bërë shkak për humbjen e sigurisë për jetë dhe shpresës për të ardhmen tek banorët e këtij rajoni. Në vazhdim të raportit të Ministrisë së shëndetësisë thuhet se gjurmët shkatërruese njerëzore dhe viktimat e papara të shkaktuar gjatë luftës së vitit 2014 në Palestinë, kanë ushtruar ndikim të veçantë mbi fëmijët dhe shumica e tyre kanë nevojë për përkrahje psikologjike dhe sociale./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne