Vrasja e studentes greke, dhunë raciste ndaj shqiptarit në burg (VIDEO)

19-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca, që dyshohet se ka vrarë studenten Eleni Topaludhi në Rodos, ka rënë viktimë e rrahjes raciste brenda burgut të Avlonës. Të burgosurit fillimisht filluan një sulm verbal me sharje dhe ofendime ndaj të riut shqiptar dhe më pas filluan ta godasin.

Videot e dhunës në qeli janë shpërndarë nga mediat greke. I riu shqiptar më pas është dërguar në qendrën shëndetësore dhe më pas në spitalin “Evangelismos”.

Duke folur këtë mëngjes, drejtorja e spitalit tha se i riu shqiptar u paraqit të hënën pasdite në spital. Pasi iu nënshtrua të gjitha kontrolleve ai u dërguar sërish në burg.

“Ai u rrah. Por nga kontrolli i tij rezultoi se nuk ka lëndime të mëdha, përndryshe do të shtrohej në spital”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne