Miratohet Pakti Global për Emigrimin

Liderët e 164 vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kanë miratuar në Marakesh të Marokut një pakt global për emigrimin.

Liderët e 164 vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kanë miratuar në Marakesh të Marokut një pakt global për emigrimin.

I quajtur Pakti Global për Migrimin e Sigurtë, të Rregullt dhe të Oganizuar, ai vendos disa rregulla për një menaxhim më të mirë të migracionit në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe global duke përfshirë reduktimin e rreziqeve që një emigrant has në itinerarin e lëvizjes së tij.

”Migrimi është një dukuri natyrore. Ndodh gjithë kohës në të gjithë botën. Nëse ndodh legalisht është një gjë e mirë,” citohet të jetë shprehur kancelarja gjerman, Angela Merkel.

Pakti nuk është detyrues dhe në fakt ai është kundërshtuar nga disa shtete, përfshirë SHBA. Parimisht për të u ra dakord në korrik përveç SHBA që nuk pranoi, por kundërshtitë janë vërejtur edhe së fundmi. Kështu Australia, Austria, Letonia, Çekia, Hungaria, Kili, Republika Domenikane, Polonia dhe Sllovakia refuzuan firmosjen e paktit, ndërkohë që Bullgaria, Estonia, Italia, Izraeli, Sllovenia dhe Zvicra janë të pavendosur se çfarë do të bëjnë.

Çështja është e një rëndësie parësore përderisa vitin e kaluar u vlerësua se në botë kishte 258 milionë emigrantë, një rritje me 50% që nga viti 2000. Emigrantët përfaqësojnë 3.4% të popullsisë së botës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne