Vrasje e dyfishtë në Lezhë, ja detajet e para nga policia. Çfarë dyshohet

Një krim i dyfishtë raportohet të ketë ndodhur në Lezhë, rrethanat e të cilit janë ende të paqarta.

Policia njofton se trupat e dy personave janë gjetur të pajetë në një kodër në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër.

Sipas bluve, “dyshohet se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit’.

Janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Lezhë/Informacion paraprak

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne