Vrasje me armë zjarri në Fier, kush është 41-vjeçari që humbi jetën

Një 41-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të enjteje në qytetin e Fierit. Shtetasi Elton Javori u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një person që policia thotë se e ka identifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli” e njohur si lagjja e “Baçkallinjve” në Fier.

Të paktë mund të jenë personat që mund të kenë qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, banorët janë të alarmuar nga krimi i rëndë. Në zonë ka kamera sigurie, çka mund të japë të dhëna domethënëse për hetuesit për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Ndërkaq, ende nuk dihen arsyet e krimit të rëndë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne