Vrasjet me pagesë, kërkohet burg përjetë për Tafilin

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dy burgime të përjetshme dhe 131 vjet burgim të tjera për 10 të pandehur, të akuzuar se kanë pasur role të ndryshme në një grup të strukturuar kriminal, i cili kryente vrasje me pagesë.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se ky grup udhëhiqej nga shtetasi Admir Tafilaj, i cili drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për krime të tjera.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin ndaj të pandehurve në Shkurt 2015. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimet, si më poshtë:

1. Admir Tafilaj, akuzuar për:

– “Vrasje me paramendim”;

– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;

– “Vetëgjyqësi”;

– “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”; dhe

– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Të dënohet me burgim të përjetshëm

2. Kristi Pine, akuzuar për:

– “Vrasje me paramendim”

– “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;

– “Prodhimi dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;

– “Krijimi të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe

– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Të dënohet me burgim të përjetshëm (për shkak të bashkëpunimit, në përfundim të dënohet me 10 vjet burgim)

3. Elson Merdani, akuzuar për:

– “Vrasje me paramendim”;

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dy herë;

– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;

– “Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe

– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Të dënohet me 35 vjet burgim

4. Dritan Peksani akuzuar për:

– “Vrasje me paramendim”.

Të dënohet me 35 vjet burgim

5. Alfred Qefalia, akuzuar për:

-“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”

– “Prodhim dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.

Të dënohet me 27 vjet burgim

6. Klajdi Shermadhi, akuzuar për

-“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;

– “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.

Të dënohet me 21 vjet burgim

7. Aleksandër Gora, akuzuar për:

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;

– “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Të dënohet me 5 vjet burgim

8. Fatos Koka, akuzuar për:

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Të dënohet me 3 vjet burgim

9. Albano Beqiraj, akuzuar për:

– “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Të dënohet me 3 vjet burgim

10. Dhimitër Zito, akuzuar për :

– “Moskallzimi i krimit”.

Të dënohet me 2 vjet burgim

Ndërkohë, për tre të pandehur të tjerë në këtë çështje, është veçuar gjykimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne