Një 36-vjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm në Britani, pasi në vitin 2019-të vrau me gjakftohtësi prindërit dhe për 4 vite me radhë mbajti të fshehur trupa e tyre.
Sipas mediave britanike 36-vjeçarja Mçullough kishte fshehur në vitin 2019-të trupat e prindërve të saj në banesën e saj në Essex.
Kur policia hyri në shtëpinë e saj në Essex, ajo rrëfeu se trupat e prindërve të saj ishin aty dhe se i kishte vrarë, duke shtuar se “nuk është një person i keq”.
“E dija se kjo do të ndodhte. Është e drejtë që unë të ndëshkohem”, tha ajo.
Në qershor 2019, 36-vjeçarja Mçullough helmoi babanë e saj me ilaçeqë ajo i futi në pije. Të nesërmen, goditi për vdekje nënën e saj me një çekiç.
Gjykatësi, Justice Johnson, tha se vrasjet ishin të mirëmenduara dhe të planifikuara.
Ai tha se Mçullough “ngarkoi një sasi të madhe barnash me recetë” gjatë një periudhe tre mujore dhe në maj 2019.
Pas vrasjeve, Mçullough, fshehu trupat e tyre në varre të improvizuara në shtëpinë e familjes.
E pandehura mori kredi të majme me karta krediti në emrat e prindërve të saj dhe vazhdoi të shpenzonte pensionet e tyre pas vdekjes së tyre.
Prokurori tha se Mçullough “nuk ka punuar për shumë vite”./sot