Shqiperia

Vrau shokun dhe copëtoi kufomën, autori u strehua në kishë: I kërkoj falje familjes së Kreshnikut

Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Albert Zekajn, 32-vjeçarin i cili vrau shokun e tij Kreshnik Beqiraj, trupi i të cilit u zbulua i dekompozuar dy ditë më parë.

Zekaj e vrau 36-vjeçarin Beqiraj në Qershor të 2017-s, pasi ky i fundit i kishte kërkuar që të paguante qiranë e shtëpisë ku jetonin prej 2 vitesh. Pas krimit, 32-vjeçari e mbështolli trupin e tij me batanije dhe e groposi në afërsi të fshatit Daullas, në Fier.

Para gjykatës Zekaj ka shprehur pendesë për krimin. Ai i ka kërkuar falje familjes së viktimës dhe ka kërkuar që ligji të veprojë mbi të.

Ndërsa në dëshminë e dhënë para hetuesve, Zekaj ka rrëfyer se pasi e ka copëtuar trupin e viktimës, e ka futur në një valixhe për ta transportuar në vendin ku u zbulua.

32-vjeçari, sipas dëshmisë së tij, ka pritur 3 ditë përpara se ta bënte këtë, me qëllim që të mos linte gjurmë gjaku në banesë, ndërkohë që priste trupin e viktimës. Zekaj ka treguar gjithashtu se natën e 26 Qershorit, kur kreu krimin makabër kishte qenë nën efektin e alkoolit.

Pas vrasjes së shokut të tij, autori u largua nga Fieri dhe erdhi për t’u fshehur në Tiranë. Ai mësohet se kishte kërkuar strehim në një qendër të predikimit fetar. Në sallë të gjyqit ishin edhe misionarë të kishës ku ai kishte qëndruar që prej muajit Gusht.

OPINIONE

INTERVISTA