Vriten 10 civilë sirianë nga një sulm i koalicionit amerikan

Rreth 10 civilë sirianë janë vrarë në sulmin më të fundit të të ashtuquajturit koalicion kundër terrorizmit të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Raka.

Avionët luftarakë të koalicionit amerikan përsëri kanë bombarduar disa rajone të banuara nga civilët në qytetin Raka të Sirisë. Televizioni shtetëror sirian ka njoftuar për vrasjen e 10 banorëve të qytetit Raka nga bombardimet e avionëve luftarakë të koalicionit amerikan. Sipas këtij raporti, avionët amerikanë duke bombarduar lagjen al-Diriah në qytetin Raka kanë vrarë disa qytetarë sirianë. Ditë më parë, koalicioni ndërkombëtar në sulmet në Raka të Sirisë ka përdorur armë të ndaluara ndërkombëtarisht, ku nga këto sulme kanë humbur jetën dhe janë plagosur me qindra civilë sirianë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne