Vriten disa ushtarakë saudit në kufi të Jemenit

Disa ushtarakë të Arabisë Saudite të mërkurën janë vrarë gjatë një sulmi të ushtrisë dhe komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kundër pozicioneve të tyre në rajonin kufitar në provincën Xhizan të Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar lartësitë e rajonit Al-Kamame në bazën ushtarak Al-Ghavija të Arabisë Saudite dhe kanë vrarë disa ushtarë të Arabisë Saudite dhe kanë shkatërruar një automjet ushtarak dhe kanë konfiskuar një sasi të madhe të pajisjeve ushtarake. Njëkohësisht me këtë, njësitë e artilerisë së ushtrisë jemenase gjithashtu kanë sulmuar bazën ushtarake Al-Dafinije në provincën Xhizan të Arabisë Saudite ku si pasojë kanë shkatërruar një depo të municionit të ushtrisë saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne