Rajoni

Vritet kryetari shqiptar i Komunës së Bogovinës në Maqedoni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur rajonin e Bogovinës dhe gjithë Maqedonin. Kryetari i Bogovinës, Hazbi Idrizi është vrarë me armë nga ish punonjësi i Komunës, i cili është i lënduar në kokë dhe është transferuar në Shkup. Tani për tani ende nuk dihen motiviet e kësaj ngjarje makabre. Personi në fjalë ka gjuajtur gjithë plumbat në pistoletë, dhe duke i shkaktuar plagë të rënda kryetarit të Bogovinës. Vrasja është kryer në një kafe në Bogovinë.

Idrizi për herë të dytë u zgjodh kryetar i komunës së Bogovinës, në zgjedhjet lokale të vitit 2009. Gjatë këtij mandati ai arriti të merrte shumë projekte nga fondacionet e huaja dhe kështu edhe në zgjedhjet e vitit 2013 ai fitoi bindshëm postin e të parit të kësaj komune qe e ushtroi deri ditën e sotme.