Vritet një izraelit nga raketa e shkrepur nga Gaza

Sipas “Haaretz”, raketa goditi një shtëpi ku u vra një izraelit 60-vjeçar. Ai ishte plagosur në bark dhe gjoks ndërsa iu nënshtrua plagëve në spitalin Barzilai ku u dërgua pas sulmit.

Në raketën e shkrepur nga Gaza në Ashkalon, pas sulmeve izraelite, jetën e humbi një izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës izraelite “Haaretz”, raketa goditi një shtëpi ku u vra një izraelit 60-vjeçar. Ai ishte plagosur në bark dhe gjoks, ndërsa iu nënshtrua plagëve në spitalin Barzilai ku u dërgua pas sulmit

Burimet izraelite thonë se raketa e shkrepur nga Gaza plagosi dy persona.

Në përleshjet dhe shkëmbimin e zjarrit snajperist të premten në Rripin e Gazës gjatë protestave të “Marshit të Kthimit të Madh”, u plagosën dy ushtarë izraelitë që çoi në rritjen e tensioneve. Pasuan sulmet ajrore izraelite ndaj vendbanimeve, ndaj të cilave u kundërpërgjigjen me raketa nga Gaza.

Në sulmet e djeshme ajrore në Rripin e Gazës humbën jetën të paktën 7 palestinezë dhe 43 të tjerë u plagosën./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne