Vritet presidenti i vetëshpallur i Çamërisë: Detaje nga ekzekutimi i Festim Latos në derën e shtëpisë (Foto)

Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, Festim Lato raportohet të jetë vrarë mëngjesin e ditës së sotme në Holandë. Në profilin e tij në Facebook, shihen shumë postime të miqve të tij të cilët i shprehin ngushëllime familjes dhe kombit shqiptar për këtë humbje.

Duhet të themi se në rrjet nuk janë të paktë edhe qytetarët që e akuzojnë atë si mashtrues dhe se kishte shumë borxhe. Theksojmë se deri më tani ky lajm nuk është raportuar nga mediet holandeze. Po kështu nuk asnjë njoftim zyrtar që konfirmon se Lato është vrarë.

Atentati ndaj Festim Latos dyshohet se është bërë në kushte misterioze dhe ende nuk dihet se kush mund të jetë autori.

Sipas miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, policia holandeze ka njoftuar sot familjen e Latos në Vlorë.

Mësohet  se mbrëmë në darkë dy persona e kanë ftuar për kafe Festim Laton. Ky i fundit ka dalë nga shtëpia e tij për të pirë kafe me dy persona dhe në prag të derës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Menjëherë ai ka humbur jetën.

Mësohet se vrasja e Festim Latos ka ndodhur në Holandë nga persona të paidentifikuar. Policia e Holandës ka filluar hetimet. Ende nuk ka asnjë të arrestuar.

 

 

Kush është Festim Lato?

Festim Lato ishte shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016.

Një vit më parë Lato premtoi se Shqipëria e Madhe do të bëhet shumë shpejt.

“Në një kohë të shkurtër, sipas informacioneve që unë kam nga burime të ndryshme, di që kufijtë do të ndryshojnë, por në favor të shqiptarëve. Asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk do të kalojnë në dorë të grekëve, maqedonëve apo malazezëve. Të gjitha këto troje do të mblidhen dhe do të bashkohen në një qendër, në atë që quhet Shqipëria Natyrale”, ka deklaruar ai./tpz

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne