“Vritini të gjithë”: Kongresmeni amerikan dëshiron që “krishtërimi të demaskojë tmerrin radikal islamik”

Kongresmeni i Luizianës, Clay Higgins po i bën thirrje “të ashtuquajturit krishtërim” për të “demaskuar” dhe për të vrarë çdo njeri që dyshohet të jetë një “radikal islamik”.

Politikani republikan i bëri komentet e tij në përgjigje të sulmit terrorist të së shtunës në Londër, i cili la shtatë persona të vdekur dhe 48 të tjerë të plagosur.

“Bota e lirë … i gjithë krishtërimi … është në luftë me tmerrin islamik,” postoi të dielën në Facebook Higgins, një ish-oficer i zbatimit të ligjit.

“Asnjë i dyshuar i radikalizuar islamik nuk duhet të marrë vizë tremujore. Hyrja e tyre në atdheun amerikan duhet të mohohet menjëherë,” tha Higgins. “Duhet marrë çdo masë e imagjinueshme për t’i demaskuar ata. Demaskojini, identifikojini, vritini. Vritini të gjithë. Për hir të çdo gjëje që është e mirë dhe e drejtë”.

Postimi shoqërohet nga një fotografi nga skena e sulmit në Urën e Londrës.

Ai gjithashtu ka një mesazh për kombet e tjera: “Asnjë qindarkë e thesarit amerikan nuk duhet t’i jepet ndonjë kombi që strehon këto kafshë barbare”.

Deklarata e Higgins u shpërnda më shumë se 1.800 herë dhe ka tërhequr më shumë se 2.500 komente – shumë prej tyre kritikojnë ashpër Higginsin. Misty Johnson tha: “Wow, ju nuk jeni më i mirë se një terrorist. Unë jam më shumë i frikësuar nga njerëzit si ju, sesa nga një refugjat që është vëzhguar për dy vjet nga shtatë agjensi Intel”.

Fay Bowen tha: “Ky është ekuivalenti i ndjenjave kundër hebrenjve, në Gjermaninë naziste!”

Higgins tha për The Washington Post se ai është i befasuar që mesazhi i tij u interpretua nga disa si mesazh urryejtjeje ose si një padi kundër Islamit. Ai tha se nuk e shihte postimin aspak si të diskutueshëm.

Higgins u zgjodh deputet dhjetorin e kaluar. Menjëherë pasi mori vendin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve, ai tha: “Tmerri radikal islamik e ka kapluar botën dhe … është e pabesueshme … është lejuar në kombin tonë me mospërfillje të paarsyeshme”.

Të tre sulmuesit në Londër u vranë nga policia pas sulmit me thikë dhe kamion. Ky ishte incidenti i tretë terrorist në Britaninë e Madhe në tre muajt e fundit. Një total prej 33 vetësh kanë vdekur në këto sulme dhe më shumë se 200 njerëz janë plagosur. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne