Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini

Qazim Sejdini ishte ndër figurat më të rëndësishme të PS dhe drejtoi për tre mandate Bashkinë e Elbasanit nga viti 2007 deri në vitin 2019 kur vendosi të mos rikandidonte më.

Kush ishte Qazim Sejdini

Qazim Sejdini e ka nisur karrierën politike nga posti i prefektit në vitin 2002. Ai kishte qenë më parë President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe president i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.

Sejdini kishte përfunduar studimet e larta për Histori-Gjeografi në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit si dhe në institutin e Edukimit Fizik “Vojo Kushi” në Tiranë në vitet 1983-1987.

Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Elbasanit në mars të vitit 2007, detyrë që e mbajti deri në vitin 2019 kur hoqi dorë nga kandidimi për kryetar bashkie./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne