Vuçiç jep dorëheqjen si kryeministër i Serbisë, konfirmon bashkëpunimin me Prishtinën

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Kjo dorëheqje vjen pasi të mërkurën Vuçiç merr detyrën e re si president i Serbisë i cili do të pasojë Tomislav Nikoliç.

Në krye të qeverisë do të vijë Ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministri Ivica Daçiç deri në mesin e qershorit ku pritet të zgjidhet kryeministri i ri serb.

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçic porositi të martën se gjatë kohës së mandatit të tij në postin e shefit të shtetit, Beogradi do të shtojë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, nën ombrellën e BE-së, por Serbia nuk do të pranojë njëanshëm pavarësinë e Kosovës.

Vuçic në “Global Markets Forum” të Reuters, një ditë para marrjes së detyrës, tha se shtetet e rajonit duhet të punojnë në përmirësimin, para se gjithash, të ekonomisë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne