Vuçiç për RT: Nuk kam kërkuar ndarjen e Kosovës mbi baza etnike

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk ka kërkuar asnjëherë ndarjen e Kosovës mbi baza etnike.

Vuçiç në një intervistë për “Russia Today”, shpjegoi se “nevojitet një zgjidhje kompromisi midis serbëve dhe shqiptarëve dhe se nuk mund të ndodhë që shqiptarët të marrin gjithçka, kurse serbët asgjë”.

Ky është pozicioni i vetëm i Serbisë, që nuk e kemi braktisur kurrë. Pastaj hasëm në reagime të ndryshme.

Rusia tha: ‘Mirë, nëse Serbia pajtohet me këtë’, e cila është në përputhje edhe me të drejtën ndërkombëtare. Nga ana tjetër erdhi reagimi i disa vendeve të BE që ishin krejtësisht kundër kësaj, sepse Serbia do të hapte ‘Kutinë e Pandorës”, u shpreh Vuçiç.

Sipas presidentit serb tha se Serbia do të veproi duke u bazuar tek e drejta ndërkombëtare për korrigjimin e kufijve me Kosovën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne