Rajoni

Vuçiç: Pres që takimi me Putin të forcojë lidhjet mes dy popujve

 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur shpresë se takimi me homologun e tij rus, Vladimir Putin, do të ketë rëndësi të madhe për forcimin e mëtejshëm të miqësisë mes dy popujve dhe zhvillimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve.

Para vizitës në Moskë, presidenti serb ka biseduar sot me ambasadorin rus në Serbi, Alexander Chepurin, me të cilin shqyrtuan propozimet konkrete për projektet strategjike të bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme të tilla si energjia dhe infrastruktura.

“Presidenti Vuçiç tha se ai ishte i nderuar që ka mundësi të diskutojë me presidentin Putin dhe se pret që ky takim të ketë rëndësi të madhe për forcimin e mëtejshëm të miqësisë midis popullit serb dhe atij rus si dhe për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, tha Presidenca e Serbisë në një njoftim.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se projekte të tilla do të sjellin përfitim të madh në progresin ekonomik të Serbisë dhe Rusisë. Në këtë drejtim, ai qartë dhe pamëdyshje konfirmoi se Serbia do të mbetet vend ushtarak neutral.

Presidenti serb Vuçiç pritet të takohet me presidentin rus Putin më 2 tetor në Moskë.

Burimi: AA

OPINIONE