Vuçiç u ankua dhe kërkoi ndihmën e “vëllait” kinez, BE firmos ndihmë urgjente për Serbinë!

Pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u shpreh i indinjuar me Bashkimin Europian dhe kërkoi ndihmën e “vëllait” Xi Jinping dhe Kinës, ka ardhur menjëherë reagimi i BE-së.

Ambasadori i BE-së në Serbi, njofton se BE do të dhurojë 7.5 milionë euro ndihmë për Serbinë, në luftën kundër koronavirusit.

Sapo u firmos 7.5 milionë euro donacion për Serbinë, për të luftuar koronavirusin. Javën e ardhshme, një kargo e madhe do të vijë me pajisje mjekësore kritike. BE gjithmonë me Serbinë në kohë nevoje. Veprim, jo fjalë“, shkruan ambasadori Sem Fabrizi.

Pak ditë më parë, Vuçiç kritikoi BE-në, duke thënë se unioni ka ndalur eksportin e pajisjeve mjekësore, duke braktisur në këtë mënyrë Serbinë në një kohë të vështirë. Ai kërkoi ndihmë nga Kina duke lavdëruar dhe duke e quajtur “vëlla” presidentin kinez.

Me sa duket, këto ankesa janë dëgjuar me vëmendje dhe BE reagoi menjëherë, për të mos e lënë Kinën të marrë kredite, duke bërë akte “heroike” në këtë kohë delikate për çdo vend.

/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne