Vuçiç zbutet nga Macron: Dialogu me Kosovën rinis në shtator

Vizita e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron ndryshon qëndrimet e Serbisë karshi Kosovës.

Presidenti serb Alexander Vuçiç bëri të ditur se dialogu Prishtinë-Beograd do të rifillojë në shtator, ndërsa u zotua se nuk dorëzohet deri në arritjen e një kompromisi.

“Takimi i ri me Kosovën, me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës, me shumë mundësi do të ndodhë në shtator. Ne duhet të punojmë për të arritur një marrëveshje. Sa të jem gjallë, jam i përkushtuar në arritjen e një kompromisi dhe nuk do të dorëzohem. Unë i kërkova Presidentit Macron mbështetje për të kuptuar se kjo nuk mund të zgjidhet në mënyrat që të gjithë ne dëshirojmë, por duhet të jetë diçka e ndërmjetme”, u shpreh Vuçiç./a2news

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne