Wallace: Sulmi në Zelandë të Re mund të përsëritet në Britani të Madhe

Ministri britanik i Shtetit për Sigurinë, Ben Wallace, ka deklaruar se Britania e Madhe mund të përballet me një sulm të ngjashëm me atë në Zelandë të Re, ku u sulmuan xhamitë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për radion BBC 4, Wallace shprehu shqetësimin e tij për, siç tha, forcimin e të djathtës ekstreme në botë.

Ai gjithashtu shtoi se po hetojnë sulmin i cili ndodhi në Londër gjatë fundjavës.

“Sigurisht kjo mund të ndodhë edhe te ne”, tha Wallace, duke u përgjigjur në pyetjen nëse masakra që ndodhi në Zelandë të Re, mund të përsëritet në Britani të Madhe.

Ai shprehu shqetësimin e qeverisë për numrin në rritje të personave të cilët përqafojnë ide të tilla.

“Nga këto arsye, 18 muaj më parë, i shqiptuam ndalesë grupit neo-nazist Veprimi Kombëtar”, shtoi Wallace.

I pyetur për masat e sigurisë nëpër xhamitë, Wallace tha se fondet për mbrojtjen e objekteve të kultit ndryshojnë varësisht nga kërcënimet dhe se duke marrë në konsideratë kërcënimin në rritje do të ndërmerren hapat e nevojshëm.

Të paktën 50 persona u vranë javën e kaluar kur një terrorist hapi zjarr mbi besimtarët gjatë namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch të Zelandës së Re.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne