“Washington Post” fillon një fushatë të re për gazetarin Khashoggi

Gazeta amerikane “The Washington Post”  filloi një fushatë të re për gazetarin saudit, Jamal Khashoggi, i cili u vra në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Redaktorja e faqes së opinionit ndërkombëtar e gazetës në fjalë, Karen Attiah në një postim të bërë në llogarinë e saj në Twitter njoftoi se në lidhje me vrasjen e Khashoggit do të japin shpallje digjitale dhe të shtypura.

Në postimin e saj redaktorja Attiah shkruan: “Duke filluar nga sot gazeta Washington Post do të publikoj shpallje digjitale dhe të shtypura për të gjetur përgjigjet në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi”.

Në shpalljen e parë të bashkëngjitur mesazhit, redaktorja mbi fotografin e Princit Muhammed Bin Selman ka shkruar: “Kolumnisti i Washington Post, Jamal Khashoggi më 2 tetor ka hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll dhe aty është vrarë në mënyrë mizore. Kërkoni të vërtetën”.

Kolumnisti i Washington Post, Jamal Khashoggi më 2 tetor ishte zhdukur pasi kishte hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për të kryer një proces zyrtar.

Udhëheqja e Arabisë Saudite më 20 tetor ka pranuar se Khashoggi ka vdekur gjatë një zënke në Konsullatë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne