“Washington Times”: Vettingu i mbështetur nga Donald Lu, kishte si qëllim vendosjen e njërzve pro-Soros në gjykata

Gazeta amerikane “Washington Times” i ka kushtuar një analizë veprimtarisë së ish ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu dhe zgjedhjeve të tij politike duke mbështetur Vettingun në gjyqësor.

Në shkrim thuhet se Vettingu i mbështetur nga ambasadori Donald Lu, kishte si qëllim vendosjen e njërzve pro-Soros në gjykata.

Analiza

Ambasadori i SHBA Donald Lu ka pasur një histori të gjatë dhe polarizuese në Shqipëri.

Gjatë tre viteve tw fundit si ambasador i SHBA-sw në Tiranë, Donald Lu ka promovuar në mënyrë aktive një axhendë anti-korrupsionit, që shumë kritikë thonë se pwrbwnte një sulm ndaj politikanëve konservatorë shqiptarë dhe partive, duke mbështetur fuqimisht ashtuquajturën “reformës në drejtësi.” Ai ka punuar në bashkëpunim me qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama, një qeveri e mbështetur fuqishëm nga SHBA-ja liberale e miliarderit investitor-filantrop George Soros. Rezultati i fushatës: një rënie e plotë e qeverisjes kushtetuese në vendin ballkanik.

Reformat që z. Lu mbështeti kanë çuar në një “proces vettingu” për të siguruar që gjykatësit jo të korruptuar të vendosen në gjykata. Tingëllon bukur në teori, por pasojat kanë qenë shumë të ndryshme në botën reale. Gjykata Kushtetuese aktualisht nuk është aktive në Shqipëri, për shkak të mungesës së kuorumit dhe nuk pritet të veprojë në të ardhmen e afërt.

Kjo ishte e gjitha pjesë e planit, sigurisht – për të instaluar njerëzit pro-Soros në pushtet dhe pastaj të bëjnë të pamundur që opozita t’i sfidojë ata në gjykata. Tingëllon familjar për ata që “Abolish ICE” dhe “Numëro të gjitha votat, madje edhe ato të paligjshmet”, këngë që votuesit amerikanë kanë dëgjuar në zgjedhje e mesit të mandatit, të fundit (nëntor 2018).

Me opozitën dhe gjykatat e pambrojtura, politikanët shqiptarë me lehtësi kanë lejuar oligarkët që të bëjnë pasuri me kontratat e qeverisjes vendore. Duke pasur një qeveri pro-Soros në pushtet gjithashtu sjell me vete edhe përkrahjen e projekteve të përkëdhelura të zotit Soros, duke përfshirë legalizimin e drogës, promovimin agresiv të të drejtave të homoseksualëve dhe kufijve të hapur.

Shqipëria ishte vetëm një bazë testimi për agjendën Soros. Tani pjesa tjetër e Ballkanit dhe Azisë Qendrore së shpejti do të përjetojnë gëzimet e markës së veçantë të z. Soros, e globalizmit liberal shtrëngues. Alex Soros, biri i miliarderit George Soros, po udhëton nga njw kryeqytet ballkanik nw njw tjetwr, duke u takuar me krerët e shteteve për të promovuar virtytet e politikave liberale të emigracionit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne