WGC: Maqedonia e 77-ta, Shqipëria e 98-ta për rezervat e arit

Këshilli Botëror për Ar (World Gold Council/WGC) ka publikuar regjistrin e ri të shteteve me rezerva më të mëdha të arit, ku kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me 8.133,5 ton, raporton Anadolu Agency (AA).

Në listën me 100 shtetet më të pasura, e dyta është Gjermania me 3.377,9 tonelata ar, ndërsa i treti është Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF) me 2.814.0 ton.

Në mesin e dhjetë shteteve më të pasura janë edhe Italia, Franca, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia dhe Holanda.

Për sa i përket Ballkanit, shteti me rezervat më të mëdha të arit është Serbia (18.8 ton) dhe gjendet në vendin 63-të.

Vijon Maqedonia në vendin e 77-të me 6.9 ton. Në vendin e 88-të është Sllovenia me 3.2 ton, ndërsa Bosnja e Hercegovina me 3.0 ton, gjendet në vendin e 91-të.

Shqipëria gjendet në vendin e 98-të me 1.6 ton, ndërsa në vendin e 100-të, është Mongolia me 1.5 ton.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne