Xhaferi tërhiqet para deputetëve të VMRO-së, një ditë pasi tha “jam oficer dhe nuk tërhiqem”!

Mediumet në gjuhën maqedonase kanë njoftuar se kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi është tërhequr nga qëllimi të futet në kabinetin e tij, një ditë pasi tha “unë jam oficer dhe nuk tërhiqem”. Sipas mediumeve, Xhaferi detyrën e tij përkohësisht do ta ushtrojë nga zyra e deputetit.

Ndërkohë mediume të afërta me VMRO-në kanë njoftuar se deri sa nuk futet në Kabinetin e Veljanovskit, Talat Xhaferi nuk mund t’i dërgojë letër Ivanovit se është formuar shumicë e re parlamentare. Sipas tyre, vulat që gjenden në kabinetin e Veljanovskit janë vulat e vetme që atë letër mund ta bëjnë legjitime.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne