Xhamia Ali Pasha në Ohër do rekonstruhohet e do bëhet me minare

Ditë më parë, në prezencë të Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, drejtorit për ndërtime kulturore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Vakfit, z. Suat Faruk Giraj, drejtoreshës së Muzeut në Ohër z. Tanja Paskal Buntasheska, u nënshkrua marrvëshja për rekonstruimin dhe ndërtim të minares së Xhamisë së Ali Pashës në Ohër.

Me këtë rast, nikoqiri, Muftiu i Ohrit, Samet ef. Ajdari, pas ceremonisë së nënshkrimit të bashkëpunimit, veç të tjerash do të nënvizojë: “Sot është një ditë historike për besimtarët dhe qytetarët e qytetit të Ohrit, ngase do të realizohet një projekt renovimi dhe rekonstruimi i Xhamisë së Ali Pashës që ka qenë një ëndërr e kahmotshme. Falënderoj Kryetarin e BFI-së Reisul Ulemanë h. Sulejman ef. Rexhepin për kontributin dhe përkrahjen e tij, falënderoj drejtorin gjeneral Suat Faruk Giraj për realizimin e këtij projekti dhe gjithashtu falënderoj drejtoreshën e Muzeut të Ohrit, zonjën Buntasheska për bashkëpunimin”.

Ndërsa kreu i BFI-së h. Sulejman ef. Rexhpi foli për punën që ka bërë drejtoria e Vakfit që është shumë e suksesshme. Ngel me shpresë se puna me Drejtorinë e Vakëfit do të vazhdojë edhe më tutje. Ne jemi për bashkëpunim dhe për rikthim në funksion qoftë shpirtëror e qoftë kulturor të objekteve të ruinuara islame gjithandej vndit tonë”, ka thënë veç të tjerash efeni Rexhepi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne