Xhamia e Parisit u kërkon muslimanëve të mos votojnë Le Pen-in

Mbështetësit e Emmanuel Makronit dhe Marine Le Pen-it nuk kanë humbur kohë për të mbledhur mbështetje vetëm një ditë pas fillimit të raundit të zgjedhjeve presidenciale. Xhamia e Madhe në Paris bëri një thirrje për ndjekësit që të votonin “masivisht” për Makronin në balotazhin e majit.

“Respektimi i vlerave republikane dhe zbatimi i rreptë i parimeve të laicizmit, mishëron rrugën e shpresës dhe të besimit në shpirtin dhe në qytetërinë e kombit”, lexoi një deklaratë nga xhamia, një nga më të mëdhatë në Francë.

Mbështetësit e Makronit i kanë bërë thirrje publikut francez që të përqafojnë kandidatin që besojnë se ka aftësinë për të heshtur pikëpamjet e ekstremit të djathtë, të përfaqësuar nga rivalja e presidentit, Le Pen, dhe Partia e Frontit Kombëtar.

Rémi Féraud, kryebashkiaku i rrethit të 10-të të Parisit, postoi në raundin e dytë se një votim për Makronin do të ndihmonte “eliminimin e së djathtës ekstreme”.

Ndjenjat e tij u përsëritën nga kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo, e cila u bëri thirrje mbështetësve të votojnë për Makronin dhe “bllokojnë të djathtën ekstreme”.

Emmanuel Gregoire, sekretar i Partisë Socialiste, i paralajmëroi votuesit që të mos e merrnin të mirëqenë se Makroni i preferuar do të fitonte, pasi çdo ide e tillë do të ishte “serioze dhe e rrezikshme”.

Edhe presidenti Hollande e përshkroi Le Penin dhe ekstremin e djathtë si një “rrezik për vendin”, duke u bërë thirrje mbështetësve të votojnë për Makronin. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne