Xhevad Zarif kritikon ndërhyrjen e Pompeos në marrëdhëniet Iran-Irak

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarif bëri të ditur se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nuk ka të drejtë të ndërhyjë në marrëdhëniet mes Irakut dhe Iranit.

Në prononcimin e bërë për gazetarët në qytetin Nexhef, në ditën e fundit të vizitës 5 ditore në Irak, ministri Zarif kritikoi deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në lidhje me marrëdhëniet mes Irakut dhe Iranit.

Duke vënë në dukje marrëdhëniet e forta historike mes dy vendeve, ministri Zarif tha se “Marrëdhëniet mes Irakut dhe Iranit ishin të vendosura shumë kohë para formimit të ShBA-së dhe kjo do të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen. Pompeo nuk ka të drejtë të ndërhyjë”.

Zarif bëri të ditur se gjërat për të cilat kanë nevojë irakianët janë në dispozicion në Iran, ndërsa shtoi se “Ne kemi kapacitet për të mbështetur tregun dhe për të forcuar ekonominë”.

Shefi i diplomacisë iraniane rikujtoi se rreth 6 milionë iranianë vizitojnë Irakun çdo vit për turizëm fetar dhe tha se në rend të ditës është edhe liberalizimi reciprok i vizave.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë vizitës së realizuar javën e kaluar tha se Irani është rreziku kryesor për paqen në rajon dhe se udhëheqja e Bagdadit duket të sigurojë pavarësinë e energjisë nga ky vend./ trt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne