Xhihadi Islamik dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës mbështesin Hamasin

Lëvizja e Xhihadit Islamik dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës reaguan pozitivisht ndaj deklaratave të Ismail Hanije, shefit të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas).

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Lëvizja e Xhihadit Islamik ka deklaruar se strategjia politike e Ismail Hanije është në harmoni me planet e tjera kombëtare të Palestinës që është përballur me kundërshtimin e palëve që insistojnë zbatimin e marrëveshjes së Oslos. Këtu bëhet e qartë rëndësia e anulimit të marrëveshjes së Oslos. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës gjithashtu në lidhje me deklaratat e Ismail Hanije, ka theksuar: “Deklaratat e Ismail Hanije tregojnë një qasje pozitive dhe të pranueshme të cilën e konfirmojmë edhe ne dhe bëjmë përpjekje për forcimin e saj”. Vlen të theksohet se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamas, dje ka deklaruar: “Ne dëshirojmë të bashkëpunojmë me të gjitha palët në kuadër të një strategjie të caktuar në fushën politike dhe në fushën e çështjeve përkatëse me rezistencën dhe krijimit të institucioneve shtetërore. Mirëpo disa palë po dëshirojnë të shtrijnë zjarrin e konflikteve ekzistuese në rajon për të shkatërruar unitetin e popullit dhe për të derdhur sa më shumë gjakun e njerëzve të pafajshëm”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne