Xhihadi Islamik: Grupet e rezistencës do shtypin ushtrinë sioniste

Zëdhënësi i lëvizjes së Xhihadit Islamik tha: Rezistenca ka vendosur të shtypë armikun sionist në mënyrë të unifikuar dhe në më shumë se një front.

Musaeb al-Barim ka thënë: Rezistenca në përgjigje të krimeve të regjimit sionist kundër civilëve ka vendosur të shtypë forcat armike në mënyrë të unifikuar dhe në më shumë se një front, në Gaza dhe në veri të Palestinës së pushtuar, me pjesëmarrjen e Hezbollahut dhe grupeve të tjera të rezistencës.

Al-Barimi ka thënë: Vazhdimi i krimeve nga regjimi sionist dhe i martirizimit të fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në Gaza, do të zgjerojë gamën e masave të rezistencës e cila nuk do të lejojë më që armiku të vrasë civilët. Zëdhënësi i lëvizjes Xhihad Islamik shtoi: Ekziston një vullnet dhe angazhim serioz tek rezistenca islamike e Hezbollahut së bashku me “Soraja al-Kods” dhe grupe të tjera të rezistencës palestineze.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë me lëvizjet e regjimit sionist dhe dritën jeshile të kryeministrit Beniamin Netanjahu për trupat e tij për të kryer operacione tokësore në Gaza, rezistenca palestineze kërkon ta kthejë këtë zonë në një varrezë për agresorët nëse trupat sioniste hyjnë në Gaza. Sulmet e regjimit sionist në Gaza që prej dy javësh kanë çuar në martirizimin dhe plagosjen e shumë civilëve, veçanërisht fëmijëve palestinezë që jetojnë në Gaza. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, nga këto sulme deri të shtunën kanë rënë dëshmorë 4385 palestinezë dhe mbi 13000 të plagosur./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne