Yildirim: Qasja e BE-së në Samit lë për të dëshiruar

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se në Samitin e Varnas nuk panë një shenjë të qasjes së Bashkimit Evropian në vendosjen e një baze të drejtësisë ndaj Turqisë.

Kryeministri dhe Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Binali Jëlldërëm, mbajti një fjalim në Mbledhjen e Grupit Parlamentar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Jëlldërëm në fjalimin e tij u shpreh edhe në lidhje me Samitin Turqi-BE të zhvilluar dje në qytetin Varna të Bullgarisë.

Ai theksoi se Turqia i ka përmbushur të gjitha premtimet që i ka dhënë Bashkimit Evropian dhe problemet që përjetohen ndërmjet Turqisë dhe Unionit janë pengesa politike me burim Bashkimin Evropian dhe kjo bën që të përjetohet mungesë besimi.

Duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian në 18 mars 2016 në lidhje me fluksin e refugjatëve për shkak të luftës civile në Siri dhe Irak, Jëlldërëm tha se Turqia pas kësaj ndaloi fluksin e refugjatëve drejt Evropës duke përmbushur obligimin e saj por Bashkimi Evropian nuk mbajti fjalën e dhënë për sigurimin e liberalizimit të vizave për nënshtetasit turq.

Ai tha gjithashtu se edhe në lidhje me përdorimin e mbështetjes financiare prej 3,3 miliardë dollarësh, që Bashkimi Evropian i premtoi Turqisë për nevojat e refugjatëve, nuk është siguruar një progres për shkak të shumë vështirësive dhe pengesave diplomatike.

Kreu i qeverisë turke tha se edhe gjatë tentativës tradhtare të grushtit të shtetit të organizatës terroriste gyleniste (FETO) më 15 korrik 2016 dhe procesit pas saj Bashkimi Evropian nuk i dha Turqisë një mbështetje të mjaftueshme, madje e kundërta, masat që mori Turqia i parashtroi si pretekste në lidhje me anëtarësimin në Union.

“Nga ana tjetër edhe punimet e përditësimit të Unionit Doganor, që është në dobi të të dyja palëve janë pezulluar (janë në pritje) në mënyrë të pakuptimtë. Edhe operacioni që ne bëjmë për të vendosur siguri në kufijtë e vendit tonë dhe për të mundësuar kthimin e emigrantëve, që janë strehuar në vendin tonë, në shtëpinë dhe atdheun e tyre, janë kritikuar vazhdimisht nga ana e Bashkimit Evropian” tha Kryeministri Jëlldërëm.

“Pra në një klimë të tillë u zhvillua një samit në Varna. Ashtu siç jemi sjellë me sinqeritet kundrejt të gjithëve ashtu jemi sjellë edhe ndaj Bashkimit Evropian. Të njëjtën gjë bëmë edhe në Varna. Të gjithë realitetin Presidenti ynë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayip Erdoğan) ia tha edhe një herë bashkëbiseduesve dhe u paraqiti atyre dokumente dhe informacione. Pavarësisht të gjitha këtyre nuk pamë një shenjë të qasjes së Bashkimit Evropian në vendosjen e një baze të drejtësisë ndaj Turqisë” u shpreh Kryeministri Binali Jëlldërëm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne