Turqia është shtet dhe jo “republik bananesh” si Shqipëria: nuk do të marrë asnjë vendim ndaj diplomatëve rusë

Zëvendëskryeministri Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) tha të hënën gjatë informimit të gazetarëve mbi mbledhjen e Këshillit të Ministrave se Turqia nuk do të marrë ndonjë vendim kundër Rusisë.

Turqia ka deklaruar se përdorimin e armëve kimike e ka pranuar si një krim kundër njerëzimit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, bëri deklarata rreth helmimit me armë kimike të ish-agjentit rus Sergej Skripal, i cili jetonte në Angli.

Aksoy tha se Turqia përdorimin e armëve kimike e ka pranuar si një krim kundër njerëzimit, dhe në këtë kontekst e vlerëson dhe e dënon sulmin që ndodhi në Angli.

“Turqia i është bashkuar edhe deklaratës që ka bërë në lidhje me këtë çështje Këshilli i NATO-s më 14 mars”,- shtoi Aksoy.

“Pikëpamjen jonë për sulmin në fjalë e kemi shprehur në mbledhjet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Konferencën mbi Çarmatimin dhe në mbledhjet e Këshillit të Evropës. Hetimet e nevojshme në lidhje me këtë ngjarje të rëndë duhet të bëhen dhe autorët duhet të nxirren para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur”, nënvizoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Ish-agjenti rus Skrypal dhe vajza e saj Julia më 4 mars ishin gjetur në gjendje të helmuar në një stol në Angli. Gjendja shëndetësore e tyre vazhdon të jetë ende serioze.

Britania për ngjarjen akuzon Rusinë. Përveç Britanisë, 14 shtete anëtare të Bashkimit Evropian (BE) bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Kanadanë pas ngjarjes morën vendim për të dëbuar dhjetëra diplomatë rusë.

Kurse Zëdhënësi i Qeverisë dhe zëvendëskryeministri Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) tha të hënën, gjatë informimit të gazetarëve mbi mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se Turqia nuk do të marrë ndonjë vendim kundër Rusisë.

Në përgjigje të një pyetjeje, Bozda tha se Anglia është një shtet sovran dhe i pavarur dhe i takon asaj që të vendosë se me cilin vend dhe çfarë lloj marrëdhëniesh do të zhvillojë, do ti vazhdojë apo jo marrëdhëniet diplomatike me vendet e tjera.

“Natyrisht, në të njëjtën mënyrë edhe Rusia është një shtet sovran dhe i pavarur. Po ashtu edhe vendimi që kanë marrë vendet e tjera në mbështetje të vendimit të Anglisë, sigurisht që është një çështje që ka të bëjë me diskrecionin e atyre vendeve. Ne si Turqi politikën tonë të jashtme e zhvillojmë duke marrë për bazë interesat e popullit turk dhe të shtetit të Turqisë. Prandaj edhe vendimet që vende të tjera kanë marrë në lidhje me një vend të çfarëdoshëm ne i vlerësojmë sipas interesave tona dhe në aspektin e të drejtës ndërkombëtare, dhe sipas kësaj ndërmarrim hapat tona në përputhje me rrethanat. Për momentin ndërmjet Turqisë dhe Rusisë ka marrëdhënie pozitive dhe të mira. Duke u nisur nga kjo Turqia nuk ka ndërmend të marrë ndonjë vendim kundër Rusisë, sepse edhe Turqia është gjithashtu një shtet sovran dhe i pavarur që e përcakton vet politikën e saj të jashtme”,- u shpreh zv.kryeministri Bekir Bozda./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne