Yildirim: ShBA-ja duhet të mbajë qëndrim të qartë ndaj terrorit

Kryeministri, Binali Yildirim bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duhet të mbajnë një qëndrim të qartë ndaj terrorit, i cili paraqet kërcënim serioz për Turqinë dhe të heqin dorë nga bashkëpunimi me terroristët.

Kryeministri Yildirim, i cili ndodhet në Azerbajxhan për të marrë pjesë në Forumin e 6-të Global në Baku që organizohet nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Gencevi”, dha një reportazh për agjencinë azerbajxhanase të lajmeve APA.

Binali Yildirim tha se kombi turk nuk i ndan vëllezërit e tyre azerbajxhanas, ata janë të parët që njohën pavarësinë dhe vendosën marrëdhënie diplomatike me Azerbajxhanin, ndërsa shtoi se prej asaj dite e këtej gjithmonë ata ndodhen pranë njëri-tjetrit.

Shefi i qeverisë turke preku edhe në problemin e rajonit të Karabakut, ku tha se e gjithë bota pranoi se Azerbajxhani ka të drejtë, por fatkeqësisht nuk u arrit në ndonjë rezultat në çështjen e zgjidhjes së problemit.

“Turqia çdo herë ndodhet pranë Azerbajxhanit. Kjo nuk nënkupton se zgjidhja e këtij problemi do të bëhet vetëm mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, bëri të ditur Yildirim.

Ndërkaq në lidhje me se si do të zhvillohen marrëdhëniet me ShBA-në pas shkarkimin nga detyra të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, Kryeministri Yildirim tha se kjo varet plotësisht nga qëndrimi i ShBA-së.

“Vijat e kuqe të Turqisë janë të qarta. Për Turqinë nuk është me rëndësi nëse ShBA-ja është prapa luftës kundër terrorizmit. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhen ti dalin për zot liderit të FETO-s, i cili tentoi që me fuqinë e armëve ta ndryshojë rendin demokratik në Turqi dhe duhet ta ekstradojnë menjëherë. Duhet të mbajnë një qëndrim të qartë ndaj terrorit, i cili paraqet kërcënim serioz për Turqinë dhe të heq dorë nga bashkëpunimi me terroristët. Duhet të hedhin hapa që të rifitojnë opinionin pozitiv të popullit turk. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe ShBA-së nuk janë të lidhura me individ. Të ardhmen e marrëdhënieve do ta përcaktojnë parimet”, bëri të ditur shefi i qeverisë turke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne