“National Geographic” e pranon: Kemi qenë rracistë për dekada të tëra

“National Geographic” ia kushton edicionin e muajit prill rracës dhe ndarjeve në rraca që sipas hulumtimeve të saj rezultojnë të jenë kategori të krijuara por jo natyrale.

Tematika hapet me një editorial të kryeredaktores Susan Golberg, e dhjeta në këtë detyrë qëkurse revista u themelua në vitin 1888. Ajo e prezanton veten si hebreje, pjesë e një komuniteti që është persekutuar dikur edhe në SHBA.

Goldberg raporton mbi një lajm të vjetër të revistës në vitin 1930, kur mbulohej martesa e perandorit të Etiopisë, Hajle Selasje si shembull i dallimit mes kurorëzimit të një afrikani në Afrikë dhe margjinalizimit deri në mohim të një afro-amerikani në SHBA. Shembulli është domethënës: Kurorëzimi i Selasje shkonte në 14 000 fjalë ilustruar me 83 fotografi.

Rasti në fjalë është një kërkesë ndjese apo një njohje e faktit se për dekada të tëra raportimi i revistës ka qenë racist. Për të sqaruar më mirë këtë çështje, meqenëse tema e prillit është rraca, revista ka ngarkuar një historian të hulumtojë për mënyrën sesi është prekur çështja e rracave gjatë dekadave punë gazetareske.

Detyra hulumtuse iu ngarkua John Edwin Mason, profesor në universitetin e Virginas, i specializuar për historinë e fotografisë dhe të Afrikës. Sipas gjetjeve të bëra nga hulumtimi i arkivës, rezulton se deri në vitet ’70 NG i ka injoruar njerëzit me ngjyrë që jetonin në SHBA, duke i sjellë ata në vëmendje kryesisht si punëtorë. Po kështu revista i portretizonte indianët e Amerikës si individë ekzotikë, gjuetarë të lumtur, egërsira fisnike.

Në ndryshim nga revista “Life”, NG bëri pak për të nxitur lexuesit përtej stereotipeve të ingranuara në kulturën e bardhë amerikane”, shkruan historian në fjalë.

Një kopertinën e vitit 1916 që prek temën e Austrilisë, paraqet dy aborigjenë që në diçiturë quhen egërsira.

Problemet me këtë kurs editorial kanë vijuar edhe shumë më vonë, si p.sh me mbulimin e përciptë të ngjarjeve të rënda në Afrikën e Jugut.

Mbi këtë panoramë shumë problematike të një prej mediave më të njohura në botë, Goldberg njeh zyrtarisht një traditë raportimi paragjykuese dhe rraciste e cila synohet të korrigjohet e që hedh dritë mbi anën e errët të NG.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne