Ylli që mund të zhdukte njerëzimin dhe kuriozitete të tjera interesante

Janë infra-tingujt ato që na ngjethin gjatë shikimit të filmave horror, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Në vitin 2004, u zbulua një shpërthim yjor aq i fuqishëm, sa që nëse ylli do të ishte më pak se 10 vite dritë larg Tokës, ka të ngjarë të kishte shkaktuar një zhdukje masive të njerëzve në planetin tonë.

Pia Farrenkopf nga Miçigani në SHBA, vdiq në vitin 2009 në pjesën e pasme të makinës së saj, që ishte parkuar në garazhin e shtëpisë. Por trupi i saj nuk u zbulua deri në vitin 2014, për shkak të kësaj ajo kishte aktivizuar shërbimin e auto-pagesës së faturave të saj nga llogaria bankare. Trupi i saj i mumifikuar, u gjet vetëm pasi llogaria bankare ishte boshatisur.

Kolonat zanore të filmave horror, përfshijnë nganjëherë përfshijnë infra-tinguj, që janë nën frekuencën e dëgjimit nga veshi i njeriut. Edhe pse ne s’mund t’i dëgjojmë, mundet gjithsesi t’i ndiejmë. Infra-tingujt janë provuar se nxisin ankth, rrahje të shpejta të zemrës dhe dridhje të trupit.

Pas zbarkimit në Angli, Uilliam Pushtuesi rrëshqiti befas nga kali dhe u rrëzua. Si për ta marrë këtë me sportivitet, dhe për të dalë nga situata e sikletshme para ushtrisë së tij, ai kapi dy grushta me dhe, dhe bërtiti:Anglia është e jona!.

Robert Hansen, një vrasës serial, që ishte aktiv në fillim të viteve 1980 në SHBA, e kishte zakon të rrëmbente gra, të cilat më pasi i lironte në luginën e lumit Knik në Alaskë. Ai pastaj do t’i ndiqte nga pas, i armatosur me një thikë dhe një pushkë. Hetuesit lokalë kontaktuan agjentin e FBI-së Roi Hazëllud, dhe kërkuan ndihmë për një profil psikologjik të kriminelit, bazuar tek 3 trupat e vikltimave të gjetura.

Hazëllud mendonte se vrasësi do të ishte një gjuetar me një vetëbesim i ulët, që kishte një histori të refuzimit nga gratë, dhe se për këtë arsye ndihej i detyruar të ruante “suvenire” të vrasjeve të tij, sikurse ishte bizhuteritë që mbante me vete viktima. Ai gjithashtu sugjeroi, se vrasësi serial mundet të belbëzonte. Duke përdorur këtë profil, ai hetoi të dyshuarit e mundshëm derisa arriti tek Hansen, i cili përshtatej me profiling e tij, dhe zotëronte një avion të vogël.

Ylli prestigjioz Michelin, një çmim për të cilin kuzhinierët më të mirë të botës punojnë për ta arritur në karrierën e tyre, jepet nga kompania e prodhimit të gomave Michelin. Për më shumë se 100 vjet, e gjitha kjo ka qenë pjesë e një fushate reklamuese për të shitur goma.

Kur e pyetën nëse ai e meritonte dënimin me vdekje, vrasësi serial amerikan Ted Bandi tha: “Kjo është një pyetje shumë e mirë. Unë nuk dua të vdes; nuk po tallem me ju. Por e meritoj sigurisht ndëshkimin me ekstrem të shoqërisë, dhe mendoj se shoqëria meriton të mbrohet nga unë dhe nga të tjerët si unë. Kjo është e sigurt!”.

Kur piloti luftarak gjerman Manfred Von Rihthofen (i njohur si Baroni i Kuq) u rrëzua dhe

gjeti vdekjen në betejë gjatë Luftës së Parë Botërore, kundërshtarët anglezë dhe francezë organizuan për të një ceremoni të plotë funebre ushtarake me të gjithë nderimet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne