Turqia dënon vendimin e Izraelit për banesat e jashtëligjshme në Jerusalemin Lindor

Turqia bëri të ditur se Izraeli, i cili miratoi ndërtimin e 792 njësive të reja të banesave në Jerusalemin Lindor, shpërfilli përsëri drejtësinë ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me miratimin e Izraelit për ndërtimin e banesave të reja në Jerusalemin Lindor.

“Autoritetet izraelite shpërfillën përsëri të drejtën ndërkombëtare duke miratuar ndërtimin e 792 njësive të reja të banimit të jashtëligjshme në Ramat Shlomo dhe Ramot të Jerusalemit Lindor. Ne i hedhim poshtë këto hapa të jashtëligjshme, që dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme vizionin e zgjidhjes me dy shtetesh” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne